Real, Zidane: Do luftojmë deri në fund për të fituar titullin

Suarez thërret, Benzema përgjigjet, në derbin eMadridit që është mbyllur në barazim 1-1. Zinedine Zidane, trajneri i Real Madrid, komentoi barazimin e marrë në derbin kundër Atletico Madrid: “Ne kemi fituar një pikë të rëndësishme, jemi gjallë dhe do të luftojmë përsëri për të fituar La Liga. Penalltia e padhënë? Vendosi kështu arbitri dhe ne duhet ta respektojmë vendimin. Ata patën një fillim më të mirë, ne bëmë më mirë në finale. Ka akoma shumë pikë në lojë, do të luftojmë deri në fund”.
Diego Pablo Simeone, trajneri i Atletico Madrid, komentoi kështu: “Unë jam shumë i kënaqur me performancën. Ne luajtëm ndeshjen, për fat të keq nuk ishim në gjendje të shfrytëzonim mundësitë për të dyfishuar dhe ata gjetën barazimin me një gol të bukur”.