E Shtunë, 31 Tetor 2026

City do ta shet një ekip!

Manchester City do të bëjë revolucion në afatin kalimtar veror. Skuadra e Roberto Mancinit thuhet se do të shesë 11 lojtarë në verë.

Sheikët e skuadrës kanë në plan që të largojnë shumë lojtarë për blerjen e disa yjeve të tjerë. Maicon, Sinclair, Lescot, Richards, Rodwell, Nasri, Barry, Dzeko, Kolo Toure, Tevez e Kolarov pritet të jenë në tregun e Cityt.

Por me shitjen e këtyre lojtarëve, City do të tentoj blerjen e superyjeve si Falcao, Jovetic, Agger e Gotze./indeksonline/
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›