E Shtunë, 31 Tetor 2026

City do të zëvendësojë Robinjon me Ronaldinjon?

Spekulohet se Manchester City planifikon të zëvendësojë Robinjon me një tjetër brazilian, yllin e Milanit, Ronaldinjo.
Sport njofton se 'pasanikët' planifikojnë të fillojnë bisedime me Milanin për transferimin e Ronaldinjos dhe më pas t'i japin dritën jeshile Robinjos për t'u transferuar te Barcelona.
Robinjo vazhdimisht ka qenë në shënjestër të skuadrave të ndryshme, ndërsa duket se transferimi te Blaugranët është më se i mundshëm.
Ndërkohë, City planifikon të sjellë Ronaldinhon në skuadër, dhe përveç tij do të bëjë oferta edhe për Thierry Henry (Barcelona), Yossi Benayoun (Liverpool) dhe Franck Ribery (Bayern Munich.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›