E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bode: Ekonomia e Shqipërisë do të rritet me 5%

Ministri i Financave, Ridvan Bode, deklaroi të martën se ekonomia shqiptare po performon pozitivisht, në një vit kur e gjithë bota është përfshirë në krizën globale më të madhe të 50 viteve të fundit dhe se rritja ekonomike për vitin 2009 parashikohet 5 %.
Në konferencën e dytë të investimeve të huaja në Shqipëri, organizuar nga Banka Islamike për Zhvillim (IBD), Bode tha se "kur investimet e huaja në një sërë vendesh janë ngadalësuar në mënyrë të dukshme, kam kënaqësinë t'ju njoftoi se ekonomia shqiptare mbeti jashtë kësaj krize dhe se ajo vijon të performojë sigurisht e influencuar nga presionet e krizës globale, por sipas një trendi tërësisht pozitiv".
Bode argumentoi këtë me faktin se qeveria prej vitesh ka ndërmarrë politika që synojnë nxitjen e investimeve të ekonomisë dhe biznesit. Në këtë drejtim, ai renditi taksat e ulëta dhe një sërë reformash rregullatore që synojnë rregullimin dhe liberalizmin e nismave private. "Këtë vit të krizës, ekonomia shqiptare vijoi të performojë, duke mbajtur një nivel prej më shume se 10 % e Prodhimit të Brendshëm Bruto, si total të investimeve, në sektorë që nxisin dhe mbajnë gjallë kërkesën e brendshme dhe biznesin", deklaroi Bode

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›