E Shtunë, 31 Tetor 2026

City e eliminon Chelsean, Mancini me 1 kupë

Manchester City e ka eliminuar Chelsean nga FA Cup duke e mposhtur me rezultat 2 me 1. Në ndeshjen gjysëmfinale të zhvilluar në "Wembley", City arriti që me një ndeshje të fortë të eliminoj skuadrën e fuqishme të Benitez.

Nasri në minutën e 35 realizoj për 1 me 0. Me të startuar pjesa e dytë, Aguero realizoj për 2 me 0. Një gol i bukur nga BA rikthej Chelsean në lojë minutën e 66.

Pavarësisht përpjekjeve të shumta të Chelseat, gola më nuk pati në këtë ndeshje.

City në finale do të takohet me skuadrën e ëigan dhe sipas gjitha gjasave Mancini do të përfundoj këtë edicion me triumfin në këtë kupë./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›