E Shtunë, 31 Tetor 2026

F1, fitorja e parë për Ferrarin, triumfon Alonso

Gazeta Shqip

alonsoPas zhgënjimit të Malajzisë, me tërheqjen nga gara në xhiron e dytë, Fernando Alonso u rikthye fuqishëm në garë, duke regjistruar suksesin e parë të sezonit për vete dhe Ferrarin, në garën e Shangait.

I nisur nga vendi i tretë, spanjolli realizoi një garë perfekte dhe ndihmuar edhe nga një strategji e mirë e Ferrarit, nuk e diskutoi asnjëherë vendin e tij të parë.

I dyti, duke u konfirmuar si një pretendent i qartë për këtë sezon, Kimi Raikkonen. Ndonëse vuajti një nisje të dobët, në të cilën zbriti në vendin e katërt, finlandezi arriti edhe një herë më shumë të merrte maksimumin nga Lotusi i tij, me të cilin fitoi garën e parë të sezonit dhe u rendit i shtati në Sepang.
14 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)

F1, fitorja e parë për Ferrarin, triumfon Alonso burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›