E Diel, 1 Nëntor 2026

City i'a merrë trajnerin Liverpoolit!?

Manchester City si duket është përcaktuar për trajnerin e ri të skuadrës, që do të jetë pasuesi i Roberto Mancinit. Sipas mediave angleze, City nuk e ka ndërmend të vazhdoj më me Roberto Mancinin dhe në vend të tij e dëshiron trajneri e Liverpoolit, Brendan Rodgers.

Krerët e Cityt thuhet se po mendojnë shkarkimin e Mancinit pas pak javësh para se ti prezantojnë ofertën Brendan Rodgersit. Një zyrtar i skuadrës së Cityt ka thënë se Rodgers është trajneri që i plotëson kushtet për të marrë frenat e Cityt.

"Për Rodgers ishim të interesuar edhe vitin e kaluar. Ne e vlerësojmë mjaft punën që ka bërë me Liverpoolin duke bërë transferime shumë të duhura për tu mbështetur në lojë me lojtarë të rinjë. Kur ishte në Swansea, në atë e llogaritnim si trajner të skuadrës, por gjërat ndryshuan shpejtë" deklaroj zyrtari i Manchester Cityt, Bosh.

City për të marrë Brendan Rodgersin, duhet ti paguajë kompensim Liverpoolit pasi që trajneri irlandez ka edhe 2 vite kontratë me Liverpoolin.

Rodgers nuk arriti këtë edicion ta kualifikoj Liverpoolin në Ligën e Kampionëve, por që Reds në këtë edicion ishte skuadra me moshën më të re të lojtarëve në Premierligë, ndërsa e vlerësuar edhe si një nga skuadrat me futbollin më të bukur aktualisht në Evropë./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›