E Diel, 1 Nëntor 2026

City iu rikthehet fitoreve, mposht Hull Cityn

Manchester City vuajti jo pak përballë Hull City në ndeshjen hapëse të javës së tretë në Premier League. Skuadra e Manuel Pellegrinit arriti të fitoi 2-0 me gola të Alvaro Negredo dhe Yaya Toure në minutat 76 dhe 90 por skuadra e sapongjitur nga Championship i lodhi jo pak nënkampionët e Anglisë.

Goli i ish sulmuesit të Sevillas jo vetëm që zhbllokoi rezultatin por i dha edhe më shumë frymëmarrje "Citiziens", të cilët vulosën gjithçka me Toure në fundin e ndeshjes.

Ish mesfushori i Barcelonës ekzekutoi në mënyrë mjeshtërore një goditje dënimi duke ngritur në peshë "Etihad Stadium".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›