E Shtunë, 31 Tetor 2026

City nuk e ndjek Suarezin

Manchester City ka mohuar spekulimet se është duke përgatitur ofertë për transferimin e sulmuesit të Liverpoolit, Luis Suarez, pas rihapjes së afatit kalimtar në janar.

Një zyrtar i klubit deklaroi për Manchester Evening News se nuk janë të vërteta njoftimet se menaxheri i Cityt, Roberto Mancini, dëshiron të sjellë uruguaianin në skuadrën e tij.

Ditë më parë Daily Express kishte raportuar se kampioni i Premierligës kërkon Suarezin për të përforcuar edhe më tepër repartin sulmues, që aktualisht përbëhet nga Sergio Aguero, Carlos Tevez, Edin Dzeko dhe Mario Balotelli.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›