E Shtunë, 31 Tetor 2026

City planifikon të transferojë Balotellin

Trajneri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, planifikon të ribashkohet me sulmuesin e Interit, Mario Balotelli, të cilin dëshiron të transferojë te skuadra angleze. Ishte Mancini, njeriu që ia mundësoi Balotellit debutimin për skuadrën zikaltër, para dy vitesh kur italiani ishte 17-vjeçar, ndërsa sipas The Daily Mail, ish-trajneri i Interit tani dëshiron që ta ketë sulmuesin te skuadra e tij e re.
SuperMario nuk ka shumë hapësirë te formacioni i Jose Mourinjos dhe është i pakënaqur për minutazhin që i ofrojnë bardheblutë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›