Edhe Ralf Shumaker mund të rikthehet në F1
Gjermani i mungon pistave të Formula 1 që prej fundit të vitit 2007. “Ndiej se zjarri i Formula 1 po ndizet përsëri brenda meje. E kuptoj plotësisht Mikaelin në vendimin e tij. Pasioni për garat nuk shuhet kurrë dhe unë nuk do hezitoja të merrja të njëjtin vendim”, deklaroi “Shumi i Vogël” në të përditshmen gjermane “Bild”.Skuderia e fundit me të cilën ai garoi ishte Tojota. Sipas “Bild”, për Ralf Shumakerin ka disa oferta: USF1, Lotus, Virgin e Campos. Por ai i ka refuzuar të gjitha. “Duhet të gjej sfidën e duhur. Nuk është thjesht çështje parash, por dua të fitoj. I noh aftësitë e mia, prandaj jam gati”, theksoi ai.