“Ciu-ciu”-ja doli nga strofka e twitter-it me pupla të rëna, në festën e 28 nëntorit
E kemi parë Edi Ramën, që i ndryrë në rrjetin social “twiter”, të lëshojë tollumbace politike, që pasi lundronin në disa televizione që i shërbejnë atij, shuheshin ashtu si pa u ndjerë, si tollumbacet e fëmijëve me flluska sapuni. Por këtë radhë sikur doli nga strofka. Vajti si me ngazëllim në pritjen e dhënë nga Presidenti i Republikës, pasi kishte organizuar ndoca militantë të Partisë Socialiste, nga ata që hanin qofte bregut të Lanës në demonstratat e Janarit të vitit të shkuar, që të sulmonin tortën e ofruar nga Bashkia e Tiranës me rastin e 28 Nëntorit, para Pallatit të Operas, me qëllim për të prishur imazhin e kësaj feste. Kjo ishte “surpriza” e vetme, e këndshme për Ramën në festën e madhe të kombit. Ishte një mbrëmje me shi që binte pa pushim, kur Rama hyri në Pallatin e Brigadave në sallën ku ishte organizuar pritja nga Presidenti i Republikës. Hyrja e tij në sallë, nuk është për t’u çuditur se u prit me mjaft mospërfillje nga të pranishmit. I vetmuar po fërkonte duart si instinktivisht. Rrotullonte sytë sa majtas e djathtas që dikush ta përshëndeste por ishte e pa mundur. Asnjëri nga Ambasadorët e akredituar në Tiranë nuk ju afrua, aq më pak edhe të tjerë të pranishëm. Edhe deputetë të PS nuk kishte në sallë. Dhe filloj të rrotullohej si rreth boshtit të tij. Sigurisht në këtë rast ka menduar si thonë shkodranët “se çfarë i bana vedit” që nuk i lejova deputetët e PS të vinin në këtë pritje, pasi sigurisht u ndje shumë keq i vetmuar.
Kur mori fjalën të përshëndeste të pranishmit Presidenti i Partive Popullore Europiane z.Martens, Edi Rama, i ndjerë në siklet, ka kthyer kurrizin nga podiumi i foltores dhe filloi të bënte “zhurmuesin”. Duke zgurdulluar sytë sipas zakonit të tij, fliste pa pushim me zë të lartë, por se çfarë thoshte në të vërtetë askush nuk po kuptonte. Ishte një gjest i turpshëm, pa precedent, në një mbledhje të tillë solemne, të një feste të shënuar që përsëritet në këtë mënyrë vetëm në njëqind vjet. Ishte 100 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë, të kombit tonë të vuajtur. Por krimbi i urrejtjes po e brente skizofrenin e PS, se përse të gjitha aktivitetet shkuan kaq mbarë. Ai dëshironte që çdo gjë të kthehej së prapthi në këtë 28 Nëntor. Dhe pastaj si gjeli majë plehut të ngrihej dhe të këndonte se “fajet i ka Saliu”. Dhe ky njeri me të meta mendore se nuk ka si të jetë ndryshe, ëndërron të bëhet (po më bie ndërmend përsëri ajo shprehje plot humor e shkodranëve “prite zot rrezikun”), Kryeministër i Shqipërisë. Ka kaluar ajo kohë kur shqiptarëve Enver Hoxha u hidhte si i thonë fjalës “trutë e gomarit”. Për fatin e sajë të keq opozita sot në Shqipëri është me të vërtetë për t’i qarë hallin me këtë njeri skizofren në krye të saj. Dhe ndodhi ajo që pritej nga të gjithë shqiptarët, një festë madhështore që nuk është parë kurrë ndonjëherë në historinë tonë kombëtare. Një milion njerëz festuan në rrugët e Kryeqytetit të Shqipërisë. Asnjëherë në historinë e sajë Tirana, mbarë Shqipëria me të gjitha trojet e saj etnike nuk ka qenë më e gëzuar. Për herë të parë pas një shekulli lufte sakrificash pa kufi, shqiptarët nga të gjitha trojet e tyre etnike u bashkuan rreth flamurit të tyre kuq e zi me shqiponjën e zezë dykrenare. Ishte krenaria e tyre e ligjshme. Të gjithë ishin të gëzuar. Sigurisht, të brengosur ishin armiqtë e Shqipërisë. Disa prej tyre u alarmuan për fjalimet e Kryeministrit Berisha që ngritën në këmbë shqiptarët e kudo ndodhur. Për fatin tonë të keq pikërisht këtij kori antikombëtar iu bashkuan si në një mort zërat që vinin nga Partia Socialiste me Edi Ramën. Anëtarja e “këshillit të ndrikullave” Arta Dade, si gjithnjë “e qan politikën”. E zë nga brirët “demin e azdisur” si në ato garat me dema te spanjollëve, për t’ja bërë qejfin kryetarit, por vetëm bishti i mbetet në dorë, se Kryetari i saj ka të tjera “ndrikulla”, si Hysin, Xhaçkën, Mrikë Kodhelin, Felajn etj, që i preferon më tepër në punët e politikës. Kështu që mundi i shkoi huq, që t’i dilte në krah edhe Ministrit të Jashtëm grek. Megalomania e tyre nuk njeh kufij, kur është fjala se kush më parë do të sulmojë Sali Berishën, anipse pa asnjë arsyetim, pa asnjë argument. Edhe nxënësit e shkollës fillore e kanë mësuar nga historia, se shpallja e Pavarësisë Kombëtare në Vlorë në vitin 1912 nuk u bë vetëm për një territor të cunguar të Shqipërisë, por delegatë të ardhur nga të gjitha trojet etnike, e shpallën Shqipërinë “të lirë e të mosvarme” me të gjithë tërësinë e saj. Kjo është një referencë e historisë tonë kombëtare që askush nuk ka të drejtën ta shtrembërojë në mënyrën më të paskrupullt. Nuk mundet të themi se kontingjenti që drejton sot Partinë Socialiste janë aq idiotër sa që mos të njohin edhe evenimentet më të rëndësishme të historisë tonë, por nga ana tjetër është më keq akoma kur historia mbulohet me natë për interesa meskine të politikës qorre që ndjek sot e majta ish komuniste në Shqipëri. Egoizmi për pushtet,jo për të qeverisur por për të sunduar popullin ashtu siç kanë bërë për afro një gjysmë shekulli diktaturë baballarët e tyre, i ka bërë pinjollët e kastës së kuqe enveriste, shumë agresiv, të papërmbajtshëm, të padurueshëm për tolerancë që është elementi thelbësorë i demokracisë. Dhe ekzemplari i tyre më i shëmtuar që nuk mundet ta gjenin për zi në të gjithë kontingjentin enverist të tyre, është Edi Rama.
Kur duan të mallkojnë shkodranët të thonë “t’u rritë mendja o Ndoc”. Se pa tu rritë mendja nuk bën marrina. Dhe vazhdoi Edi Rama me marrëzitë e tij në këtë festë historike të popullit shqiptarë, të bënte të pamundurën që kjo festë e përgatitur dhe e menazhuar në mënyrën më shembullore nga angazhimi maksimal i Kryeministrit Berisha, të eklipsohej sa të ishte e mundur.
I dëshpëruar dhe në pikë të hallit, duke parë madhështinë e Festës së Flamurit, Edi Rama këtë radhë doli nga kuvlia në “twiter”dhe vendosi që t’i shkruaj një letër Presidentit të Republikës,një letër që u bë publike nga shtypi i ditës.Të marrin mos e pyet se të tregon vet,thotë një fjalë e popullit. “Nuk je President”i drejtohet Rama, Presidentit të Republikës,ndërkohë që në fillim të letrës i drejtohet me fjalët, “zoti President”.Rama na qenka mërzitur se në pritjen e dhënë nga Presidenti i Republikës, na paska folur një “i huaj”dhe “pa lidhje”. Ky i huaj është pikërisht Presidenti i Partive Popullore Europiane z.Martens që ka mazhorancën në Parlamentin Europian. Të gjithë shqiptarët e dëgjuan fjalën përshëndetëse të Z.Martens, një fjalim shembullor dhe miqësor në të njëjtën kohë. Por Rama na qenka mërzitur se Presidenti ua paska lënë foltoren “miqve të huaj të partisë tuaj”. Shikoni injorancën që i ka zënë sytë kryetarit të opozitës. Pa votën e mazhorancës në Parlamentin Europian, asnjë hap nuk mundet të bëjë Shqipëria drejt integrimit të saj në familjen europiane. Martens është në të njëjtën kohë mik i të gjithë shqiptarëve. Rama na qenka mërzitur se Presidenti nuk ka zbatuar “protokollin e para-ardhësve të tij”, sigurisht e ka patur fjalën për Ramiz Alinë dhe vazhdon se “këtë nuk e ka bërë as Enver Hoxha”. Ku dhëmb dhëmbi shkon gjuha. Dhe nuk mundet të harrojë miqtë e ngushtë të Kristaq Ramës, Babait të Edvinit, që i vuri litarin në grykë poetit martir të lirisë Havzi Nela me 10 Gusht 1988.
Mentaliteti i tij enverist, përpjekjet e turpshme për të injoruar institucionin më të lartë të shtetit për përfitime politike në festën më të gëzuar të shqiptarëve, e ka nxjerrë edhe njëherë tjetër cullak - që edhe herë të tjera kanë bërë xhiron e botës - si një zog pa pupla Edi Ramën para të gjith shqiptarëve. Është kjo edhe një marrëzi tjetër e të sëmurit psikik të Partisë Socialiste. Nuk ka më fyerje të rëndë për shqiptarët që dikush përpiqet t’u prishë dasmën e tyre, dasmën që e kanë pritur e rritur me breza, jo vetëm tani po rrafsh një shekull.