Ckok ti shtypet Veriut?
Ngacmimi (per pak thashe frymezimi) per kete shkrim erdhi nga shkrimi i Z. Tufa Ti shtypet koka Veriut, i cili, edhe pse, per mendimin tim, me teper personal sesa pergjithesues, sjell ne tryeze diskutime te vjetra lart e posht Shkumbinit.
Duke u kerkuar falje lexuesve per perseritjen e fakteve tashme te mirenjohura, mendoj se do te ishte e udhes qe 1997a ose me sakte, periudha 1992-1997, te vihej ne kontekstin e pershtatshem historik.
Nuk mendoj se ka shume intelektuale qe mund te argumentojne kunder dominimit te Jugut ne politiken (i thencin!) shqiptare pas Luftes se Dyte Boterore. Jugoret, partizane apo nacionaliste, mbajten peshen kryesore te luftes kunder pushtuesve. Tragjikomikisht, duke qene se edhe shumica e krereve nacionaliste (Frasheri, Ermenji, Luzi, Butka, Lepenica etj) ishin nga Jugu, jugoret mbajten edhe peshen kryesore te luftes vellavrasese. Si rrjedhim, paslufta u shoqerua me nje dyndje njerezish nga zonat rurale e Jugut ne qytetet kryesore, gje qe ndryshoi ne menyre drastike mozaikun demografik urban te Shqiperise. Ishin keta njerez qe u bene baza e administrates publike ne shtetin shqiptar te pasluftes.
Dhe kjo nuk ishte ndonje cudi e madhe. Pervec pjesemarrjes ne luften e dyte boterore, jugoret kishin nje argument akoma me bindes, demografine. Pas 1913es, jugoret perbenin dy te tretat e popullsise shqiptare. Pervec Shkodres, te gjitha qendrat urbane (qofte edhe ne kuptimin relativ te fjales) te Veriut, si Prizreni, Gjakova, Peja, Dibra, Tetova, Gostivari, mbeten jashte kufijve.
Shumica ne numra, e shoqeruar nga nje ndjenje epersie dhe arrogance qe solli pjesemarrja ne lufte, pati si pasoje dominimin ne administrate. Dhe per mire a per keq, Shqiperia e pasluftes, per 45 vjet, ishte nje Shqiperi e dominuar nga Jugu.
Si rrjedhoje, per shume, periudha pas 1992 ishte nje periudhe revanshi shuminivelesh kunder Jugut, me interesanti nga te cilet ishte revanshi pseudo-intelektual. Nje sere mendimtaresh vune ne pune imagjinaten per te shpjeguar perhapjen e ideve te majta ne Jug dhe dominimin e jugoreve ne rendin e pasluftes. Tezat e mia te preferuara jane bizantinizmi jugor, agresiviteti/pabesia labe dhe me e bukura, ndikimi i pranise se komunitetit hebre ne formimin e nje kulture anarkie, e cila qelbet era anti-semitizem. Pati mendimtare qe, ne perputhje me tezen e fundit, u rreken te argumentonin qe shumica e qytetareve te Gjirokastres ishin kripto-hebrej te shperngulur nga Selaniku.
Dhe vete 97a ishte produkt i ketij mentaliteti revanshist, i refuzimit per te administruar krizen ne menyre inteligjente dhe paqesore, i asaj cka shume mund ta interpretonin si deshire per ti ulur koken Vlores.
Per tiu kthyer Veriut, vertet qe 45 vjet komunizem dhe keqadministrim e lane te varfer djerre, si na lane te gjithe. Por periudha nga 1992 ne 1997, jo vetem qe e thelloi kete varferi duke mbyllur edhe ato pak aktivitete prodhuese, por e beri akoma me te dhimbshme duke e ekspozuar kete varferi dhe duke shperngulur Veriun ne rrethinat e qyteteve te medha, duke prodhuar termat bathorexhinj, cecene, maloke etj
Dhe vertet qe ka shume jugore qe, me nje arrogance primitive e te pajustifikueshme, paragjykojne verioret, por revanshizmin e tipit ti shtypim koken Veriut e gjen rralle e per mall.
E ckoke ti shtypesh Veriut?
Per cfrustrim e revanshizem mund te behet fjale, kur Veriu eshte akoma me i varfer e i pazhvilluar relativisht Jugut nga cka qene me pare? Vertet qe per nje pakice 97a mund te kete patur karakterin e nje revanshi ndaj revanshit te pas 92shit, po ai mavri zgjati aq pak, dhe demtoi Veriun shume me teper se Jugun. Cvlere ka ti japesh karakter pergjithesues ne kohe dhe hapesire ndjenjave te momentit te 2-3 djemve kokenxehte, kur dihet qe 97a nxori nga gojet tona fjale per te cilat te gjithe jemi penduar?
Lokalizmi anti-verior, nga ana tjeter, ekziston, dhe eshte dukuri thellesisht bezdisese, sidomos per nje vend aq te vogel sa ne. Dhe rrenjet e ketij lokalizmi duhen kerkuar, gjetur dhe djegur. Eshte ky lokalizem qe na le primitive dhe te prapambetur dhe nderkohe qe vendet e zhvilluara marrin masa dhe cahen dysh per te integruar pakicat racore e etnike, ne akoma bejme hesapin poshte e lart Shkumbinit.
Por persiatjet mbi revanshizmat e frustrimet imagjinare nuk ndihmojne. Vetem prishin pune, duke i shtyre te gjithe (pjeserisht edhe artikullshkruesin) ne pozita mbrojtese e reaksionare.