E Diel, 1 Nëntor 2026

Clarence Seedorf kthehet në stol pas 7 vitesh, merr drejtimin e Corinthians në Brazil

Një lajm befasues vjen nga Brazili. Clarence Seedorf është emëruar trajner i Corinthians-it, duke u kthyer në drejtimin e një skuadre pas plot 7 vitesh.

Aventura e fundit e Seedorf në rolin e trajnerit ka qenë ajo në krye të Kamerunit, në vitin 2019. Më pas holandezi nuk ka drejtuar asnjë kuadër tjetër. Ish-trajneri i Milan-it ka nënshkruar një kontratë njëvjeçare me klubin brazilian, që ka bërë të ditur zyrtarisht lajmin nëpërmjet kanaleve të veta në rrjetet sociale.

Clarence Seedorf është një nga emrat e mëdhenj të futbollit botëror, ku ka spikatur si futbollist veçanërisht me fanellat e Real Madrid dhe Milan. Gjatë karrierës si trajner ai nuk ka mundur të lërë ende gjurmë të rëndësishme.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›