E Diel, 1 Nëntor 2026

“Demat e Kuq” mbeten pa “brirë”/ Shkarkohet Florin Bratu pas humbjes ndaj Tiranës

Ka zgjatur vetëm tre muaj dhe gjashtë ndeshje aventura e Florin Bratu në pankinën e Partizanit.

Tekniku rumun është shkarkuar nga detyra, pas humbjes 3-1 kundër Tiranës në derbin e parë të kryeqytetit për të dhe në këtë sezon të Kategorisë Superiore.

Zërat që qarkulluan menjëherë pas sfidës janë konfirmuar nga klubi I kuq iu kryeqytetit, që ndan rrugët me Bratu.

Rumuni mori drejtimin e Partizanit në korrik, ndërsa në gjashtë ndeshjet e para të kampionatit as që i është afruar objektivave.

Me Bratu në pankinë, të kuqtë kanë marrë vetëm katër pikë, me një fitore, një barazim dhe një humbje.

Disfata në derbi ishte pika që derdhi gotën e durimit në klubin e Partizanit, që shumë shpejt kthehet në kërkim të një trajneri të ri.

Sipas burimeve nga klubi i kryeqytetit, në listë janë disa kandidatë, ndërsa me shumë mundësi ai do të vijë sërish nga jashtë Shqipërisë.

Ndërkohë, Bratu bëhet trajneri I tretë radhazi që shkarkoher nga Partizani pas humbjes në derbi. Përpara tij, të njëjtin fat kishin Mladen Milinkovic dhe Oltijon Kërnaja.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›