Cliff: Kosova nuk duhet të inatoset me Brukselin

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë Ian Cliff ka komentuar kritikat e kryeministrit Thaçi në adresë të BE-së duke i kërkuar Kosovës të inatoset me Brukselin.
Në një intervistë për mediat kosovare Cliff I është referuar edhe bisedimeve me serbët e veriut duke thënë se duhet pritur përfundimi i zgjedhjeve në Serbi, për të nisur bisedimet me përfaqësuesit e banorëve serbë që e njohin autoritetin e Prishtinës.
Sipas tij bisedimet fillimisht duhet të kenë si rezultat sigurimin e lëvizjes së lirë për të gjithë, përfshirë edhe lëvizjen e pjesëtarëve të EULEX-it.
Cliff ka theksuar gjithashtu se për të pasur sukses në veri duhet të ketë bashkëpunim ndërmjet partive më të mëdha në Kosovë.