Zarif kundër status quo-së në veri të Kosovës

Kreu i Misionit të OKB-së në Kosovë Farid Zarif iu tha anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së se tre muajt e fundit në Kosovë ka pasur zhvillime pozitive, përfshirë zgjedhjet e suksesshme në Serbi dhe në Kosovë dhe hapat drejt anëtarësimit të Serbisë në BE.
Kreu i misionit,Zarif tha se megjithatë, në raport ka edhe trende negative, përfshirë problemet e sigurisë dhe ato kriminale në zonat e përziera, siç është veriu i Kosovës.
Ai është shprehur kundës “status quo" në veri të Kosovës pasi nuk është i qëndrueshëm.
Zarif i ka bërë këto komente në raportimin e rregullt tremujor para Këshillit të Sigurimit.