E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cliff Serbet e veriut nen dy kupola

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ian Cliff, duke folur për të drejtat që kanë fituar serbët e veriut, si dhe për faktin se në atë pjesë të Kosovës do të zbatohet ligji i aplikueshëm në Kosovë, ka thënë se serbët do të jetojnë nën dy kupola: atë të përgjithshmen që është e Kosovës dhe nën një më të vogël që është e Serbisë.

Në një intervistë për gazetën "Tribuna", ambasadori Cliff ka theksuar se dyjëzimi ligjor që do të ketë asociacioni i komunave serbe të Kosovës nuk është i keq. “Po flisni për dyjëzimin ligjor si diçka e keqe. Të gjitha strukturat duhet të kenë këtë dyjëzim, sepse për t’u siguruar që serbët e Kosovës do të jenë pjesë e këtij angazhimi, duhet të kenë një lidhje me Beogradin”, ka thënë Cliff. Ai ka vlerësuar Të gjitha strukturat duhet të kenë një dyjëzim, sepse për t’u siguruar që serbët e Kosovës do të jenë pjesë marrëveshjes, ata duhet të kenë një lidhje me Beogradin

Ian Cliff
Ambasadori britanik në Prishtinë se, ka qenë plani i Ahtisarit që ka garantuar lidhjet e serbëve të Kosovës me Beogradin në sektorët e shëndetësisë, arsimit dhe shërbimeve publike. “Kjo u garantohet edhe komuniteteve tjera”, ka theksuar ai. Sipas pikës dy të marrëveshjes, komuniteti serb do të ketë garanci nga ligji i aplikueshëm i Kosovës dhe nga ligji kushtetues i Serbisë, meqenëse Kosova nuk ka një ligj të tillë. Në një deklaratë të muajit të kaluar, ambasadori britanik tha se me pranimin e marrëveshjes së Brukselit, Serbia ka pranuar realitetin e ri në terren. “Serbët në veri mund të binden që ta pranojnë marrëveshjen”, tha Cliff, duke theksuar se në Kosovë nuk po krijohet Republika Srpska. “Situata është tërësisht ndryshe nga ajo në Bosnje e Hercegovinë”, theksoi diplomati i Mbretërisë së Bashkuar për gazetën “Kosova Sot”. Marrëveshja Kosovë-Serbi
Vuçiç, javën tjetër në Kosovë
Pakti, Jahjaga i kërkon ndihmë NATO-s
Daçiç humb durimin me serbët e veriut

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›