Cliff:Marrëveshja duhet zbatuar shpejt dhe me kujdes
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ian Cliff, ka zgjedhur ta përdorë një simbol londinez për ta përshkruar marrëveshjen e Brukselit.
Ndërsa ka folur për të drejtat që kanë fituar serbët e veriut por edhe për faktin se në atë pjesë të Kosovës do të zbatohet ligji i aplikueshëm në Kosovë, ai ka thënë se serbët do të jetojnë nën dy ombrella: atë të përgjithshmen që është e Kosovës dhe nën një më të vogël që është e Serbisë.
Ai ka theksuar se marrëveshja e arritur në Bruksel mes dy kryeministrave duhet të zbatohet sa më shpejt dhe me kujdes.
Gjithashtu ambasadori britanik ka theksuar se vetë plani i Ahtisarit ka garantuar lidhjet e serbëve të Kosovës me Beogradin.
“Ka qenë plani i Ahtisarit që ka garantuar lidhjet e serbëve të Kosovës me Beogradin në shëndetësi, arsim dhe shërbime publike me Beogradin. Kjo u garantohet edhe komuniteteve të tjera, ka thënë ambasadori Cliff.