E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siri, trupat qeveritare avancojnë në Homs

Trupat e regjimit të presidentit Bashar al-Assad, raportohet se po avancojnë në synimin e tyre për ti detyruar kryengritësit, që të tërhiqen nga qyteti perëndimor, Homs.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, me seli në Londër, thotë se forcat e qeverisë sot kanë rimarrë kontrollin ndaj lagjes Wadi Sayeh, në qendër të Homsit.

Disa pjesë të qytetit pothuajse për një vit ishin nën kontrollin e kryengritësve.

Qyteti Homs, 160 kilometra në veri të kryeqytetit Damask, është i treti për nga madhësia në Siri.

Gjatë konfliktit tashmë dyvjeçar në Siri ndërmjet forcave qeveritare dhe kryengritësve, janë vrarë të paktën 70 mijë njerëz.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›