E Diel, 1 Nëntor 2026

Clinton: Amerika smund ti zgjidhe e vetme problemet

Amerika nuk mund t’i zgjidhe e vetme problemet me te rendesishme te botes dhe bota nuk mund t’i zgjidhe ato pa Ameriken.

Keshtu ka deklaruar sekretarja e ardhshme e Shtetit, Hillary Clinton gjate nje fjalimi perpara Komisionit te Jashtem te Dhomes se Kongresit.

Clinton ka bere te ditur gjithashtu, se presidenti i ri i SHBA Barack Obama do te mbaje nje qendrim ndryshe per te zgjidhur ceshtjen berthamore iraniane.

Por krahas deklaratave te saj, Hillary ka hasur nje kundershtim nga senatori republikan Lugar, i cili ka shprehur dyshimet se Fondacioni Clinton mund te krijoje probleme.

Sipas tij, qeverite e huaja mund ta shohin fondacionin ne fjale si nje menyre per te fituar ndere nga Clinton.



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›