Gaza, Brown apel per Olmert

Kryeministri britanik Gordon Brown eshte shprehur “thellesisht i shqetesuar” per situaten ne Gaza dhe i ka kerkuar homologut izraelit Ehud Olmert qe te mbeshtese kerkesen per armepushim.
“Kryeministri Brown eshte shume i shqetesuar nga skenat e tmerrshme te dhunes dhe i ka kerkuar qeverise izraelite te respektoje totalisht impenjimet e saj humanitare”, thuhet ne nje njoftim per shtyp te qeverise.
Kryeministri britanik ka ftuar gjithashtu lideret arabe qe “te shprehen qarte se Hamasi duhet te heqe dore nga armet”.