E Diel, 1 Nëntor 2026

Clinton Embargo Sirise

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon tha se situata në Siri mbetet e pasigurt. OKB ka arritur një marrëveshje me Damaskun për rregullat që do të përcaktojnë zhvendosjen e vëzhguesve, të cilët do të mbikëqyrin armëpushimin.

Ministrat e Jashtëm te koalicioni “Miqte e Sirisë”, ku nuk bëjnë pjesë Rusia dhe Kina, u takuan mbrëmjen e së enjtes dhe e cilësuan planin gjashtë-pikësh të Kofi Aanan si “shpresën e fundit” për të shmangur luftën civile në Siri.

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton bëri thirrje për embargo të armëve dhe vendosjen e sanksioneve, nëse qeveria vazhdon të shkelë armëpushimin.

Ajo apeloi për një rezolutë të Këshillit të Sigurimit për SiriaMonitoruesit e OKB-së në SiriSiri, mbi 200 viktima që nga “armëpushimi”Ndalohet anija misterioze t’i vendosur sanskione Sirisë, nëse presidenti Bashar al Assad bllokon misionin monitorues.

“Ne duhet të lëvizim në mënyrë energjike në Këshillin e Sigurimit për rezolutën e sanksioneve që rrjedhin nga kapitulli 7 i Kartës së OKB-së, përfshirë udhëtimin, sanksione financiare, embargo të armëve dhe presione që do ta shtyjnë regjimin të përmbushë planin me gjashtë pika të Kofi Annan”, deklaroi Clinton.

Shefja e diplomacisë amerikane foli edhe për takimin me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Llavrov, i cili pranoi se siutuata në Siri po përkeqësohet. Ministri i Jashtëm francez Allain Jupe tha se nëse plani i paqës dështon, atëherë Siria do të rrëshqasë në konflikt civil.

Shefi i OKB-së nënvizoi përgjegjësinë e Sirisë për të garantuar edhe helikopterë për monitoruesit, por sipas paktit të nënshkruar me Damaskun, avionët janë të ndaluar, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Ban Ki Moon propozoi zgjerimin e misionit në 300 vëzhgues, vendimi për të cilin do të merret javën e ardhshme. Këshilli i Sigurimit heziton të dërgojë vëzhgues në terren nëse situata përkeqësohet. Aktivistët e të drejtave të njeriut raportojnë se të enjten sërish janë regjistruar viktima në të gjithë vendin.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›