E Shtunë, 31 Tetor 2026

Clinton: Gaddafi t’i lërë kërcënimet

Nga Express më 02 korrik 2011 në ora 19:00

Në vend që të kërcënojë, siç bëri të premten, Muammar Gaddafi duhet të shqetësohet për gjendjen e popullit të tij dhe të lërë pushtetin.

Është kjo përgjigjja që i ka dhënë nga Madridi sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, kërcënimeve të bëra nga koloneli.

“Trysnia mbi Gaddafin po rritet, duhet t’i shkojmë deri në fund dhe do ta bëjmë”, ka deklaruar Clinton në një konferencë për shtyp.

Gaddafi deklaroi se Libia do të sulmojë familje, shtëpi dhe zyra evropiane, nëse NATO nuk ndalon fushatën e sulmeve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›