E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prioritet i Amerikës

Nga Express më 02 korrik 2011 në ora 21:18

Kosova, e pasuar nga Bosnja, prinë në listën e shteteve që do të përfitojnë më së shumti ndihma financiare për vitin 2012 nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kosova do të përfitojë në mot nga SHBA-ja 65.7 milionë dollarë. Pason Serbia në vendin e tretë, e më pas Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe në fund Kroacia. Kështu është renditja që Departamenti amerikan i Shtetit ka dërguar në Kongres për miratim.

“Suksesi i Kosovës si shtet i pavarur, shumetnik dhe demokratik është i rëndësisë më të madhe për sigurinë dhe stabilitetin në Ballkan”, thuhet në propozimin e Departamentit të Shtetit.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›