Clinton Irani po kthehet ne diktature ushtarake

E drejtperdrejt në komentet e saj, sekretarja amerikane e shtetit Hilary Clinton thote se Irani po kthehet në një diktaturë ushtarake.
"Ka nje lufte te brendshme per pushtet brenda regjimit", deklaroi ajo gjate nje interviste per seksionin e BBC-se ne persisht,- e cila po bllokon perpjekjet tona per komunikim me lidershipin e republikes islamike".
"Ka qene paksa hutuese te them te drejten, sepse nuk jemi dhe aq te sigurte se kush po i merr vendimet brenda Iranit. Per mua personalisht, kjo nuk shenje e mire, eshte nga ato shenja qe sinjalizojne ngritjen e nje fuqie ushtarake. Mendoj se Irani po shnderrohet fatkeqesisht ne nje diktature ushtarake", u shpreh Clinton.
Sekretarja sqaroi gjithashtu se Shtetet e Bashkuara planifikojne te hapin nje ambasade virtuale deri ne fund te vitit, e cila do t'u ofroje iranianeve informacione online mbi vizat dhe programet e shkembimit te studenteve.
Kryediplomatja amerikane e perdori intervisten e BBC-se dhe nje tjeter dhene Zerit te Amerikes per te theksuar se Shtetet e Bashkuara shpresojne ne nje zgjerim te kontakteve me iranianet e thjeshte, pavaresisht tensioneve me qeverine e Teheranit. Marredheniet diplomatike mes dy shteteve jane nderprere qe ne 1980-ten pas krizes se pengjeve dhe relatat dypaleshe vazhdojne te mbeten te tendosura, sidomos nga programi i shumediskutuar berthamor i Teheranit dhe akuzat e Washingtonit se vendi islamik eshte shteti me aktiv ne sposorizimin e terrorizmit anembane botes.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Mëshira europiane për Greqinë
Falja e borxheve, paguajnë edhe bankat shqiptare
Liderët e BE arrijnë marrëveshjen
PS ftesë Berishës e Topallit
Erzeni, shkatërrim me konsensus
Skandali, blihen ilace pranë skadencës