E Shtunë, 31 Tetor 2026

Clinton: Nuk do kemi raporte normale me Korenë Veriore

SHBA nuk do të ketë kurrë marrëdhënie normale, pa sanksione me Korenë e Veriut që zotëron armë bërhtamore, deklaroi sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton.
Ndërkohë që përsëriti gatishmërinë e SHBA-së për bisedime bilaterale me Korenë e Veriut, Clinton u shpreh se SHBA-ja nuk do të heqë sanksionet e saj kundër Phenianit deri sa ky i fundit të ndërmarrë hapa të dukshme dhe të pakthyeshme drejt denuklearizimit. "Sanksionet aktuale nuk do të hiqen deri sa Pheniani të ndërmarrë hapa të verifikueshëm dhe të pakthyeshëm drejt denuklearizimit të plotë", u shpreh Clinton gjatë një fjalimi për Institutin e Amerikan të Paqes.
"Liderët e Koresë së Veriut nuk duhet të krijojnë iluzione se SHBA-ja do të ketë marrëdhënie normale dhe pa sanksione me vendin që zotëron armë bërthamroe", shtoi ajo. "Jemi të përgatitur për një takim bilateral me Korenë e veriut. Por kthimi i Koresë së Veriut në tryezën e bisedimeve nuk është i mjaftueshëm", theksoi Clinton.
Bisedimet gjashtëpalëshe përfshijnë dy Koretë, Kinën, Japoninë, Rusinë dhe SHBA-në, por kanë mbetur pezull që nga momenti kur Koreja e Veriut u largua nga bisedimet gjashtë muaj më parë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›