Clinton: SHBA të ndryshojë klimën politike
Ish-presidenti amerikan Bill Clinton ka deklaruar për BBC se klima politike në Shtetet e Bashkuara duhet të ndryshojë pas ngjarjes së Arizonës, ku një kongresmene u qëllua në kokë.
“Askush nuk ka ndërmend të bëjë dicka që inkurajon këtë lloj sjelljeje. Por retorika politike bie mbi faktorë jopërcaktues, si dhe përcaktues gjithashtu”, ka deklaruar Clinton.
Ai ka theksuar se këndvështrimet e ndryshme politike nuk duhet të degjenerojnë në “demonizim”.
Duke folur gjatë një udhëtimi për në Haiti, zoti Clinton është shprehur: “Ne nuk mund të jemi të pavetëdijshëm për faktin se, në vecanti përmes internetit, ka një jehonë të madhe”.
Ish-presidenti i ka bërë thirrje Dhomës së Përfaqësuese që të zgjedhë rrugën e duhur dhe të ulë tonet që janë ngritur lidhur me këtë cështje.
“Ky është një rast për ne që të tregojmë se këndvështrimet e ndryshme politike nuk duhet të degjenerojnë në demonizim, në kuptimin që nëse ju nuk jeni dakord me mua, nuk jeni një amerikan i mirë”, ka shtuar Clinton.