Clinton-Thacit Mbeshtetje totale

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton ka rikonfirmuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për Kosovën dhe aspiratat integruese të saj.
“Do vazhdojmë të mbështesim Kosovën në aspiratat për t’u bërë anëtare e NATO-s dhe BE-së”, ka deklaruar Clinton.
Në një konferencë të shkurtër për shtyp të mbajtur pak çaste më parë në selinë e Departamentit të Shtetit, Clinton ka rivlerësuar marrëveshjet Kosovë-Serbi të arritura deri tani.
“Ne e vlerësojmë marrëveshjen Kosovë-Serbi të arritur në Bruksel. Marrëveshjet e arritura janë meritë e dy liderëve”, është shprehur shefja e diplomacisë amerikane.
Do vazhdojmë të mbështesim Kosovën në aspiratat për t’u bërë anëtare e NATO-s dhe BE-së
Hillary Clinton
Sekretare e Shtetit, SHBA Ndërsa kryeministri Thaçi, nga ana e tij, ka falenderuar zonjën Clinton për mbështetjen e pakursyer të administratës amerikane.
“Sot diskutuam për disa çështje dypalëshe. Sa për marrëveshjet, ato janë kapituj të rinj mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian”, ka deklaruar Thaçi.
Më herët kryeministri kosovar u takua me kongresmenin Eliot Engel, ndërsa më vonë pritet të takohet me zëvendëspresidentin Joe Biden. Në ditët në vazhdim ai do të bisedojë me zyrtarë dhe kongresmenë të tjerë.
Atij i është rezervuar edhe një takim me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, i cili flitet se do të mbahet më 6 prill, por që nuk është përcaktuar ende zyrtarisht.
Në Shtetet e Bashkuara kishte në plan një vizitë edhe presidenti serb Boris Tadiç, por prania në të njëjtën kohë e Thaçit i prishi atij axhendën e planifikuar. Gjithësesi, vizita do të kryhet më vonë.