Peçi: Zhani Ciko po më mban peng “Dodonën”
Kompozitori i njohur Aleksandër Peci me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë sjell për të gjithë shqiptarët baletin “Dodona”. Partitura e baletit dhe libreti kanë përfunduar dhe pjesë e produksionit do të jenë artistë të njohur shqiptarë e të huaj. Por shfaqja nuk është miratuar akoma nga Komisioni i 100-vjetorit të pavarësisë, pasi sipas kompozitorit Peci, drejtori i Teatrit të Operas dhe Baletit, Zhani Ciko nuk e ka dërguar atë pranë komisionit.
Peci shkon edhe më tej, duke akuzuar drejtorin e TOB-it Zhani Cikon, për paftësi drejtuese, duke thënë se ai nuk ka vënë një vepër shqiptare premierë absolute.
Sipas kompozitorit, "Dodona” është 100 % shqiptare në të gjitha komponentet.
"Dodona" trajton me simbolika të fuqishme idenë e rikthimit në origjinat pellazgo, iliro të popullit tonë.