Clinton dhe Hague do vizitojne Beogradin

Sekretarja amerikane e shtetit Hilari Klinton do të vizitojë Beogradin në 30 tetor, ndërsa diplomati Hag më 25 tetor. Vizita ndodh disa ditë pas takimit të kryeministrave të Serbisë e Kosovës në Bruksel ,dhe ka për qëllim inkurajimin e të dy palëve për vazhdimin e dialogut dhe zgjidhjen e problemeve të Kosovës. Gazeta “Danas”, duke i’u referuar burimeve diplomatike në Londër, thotë se vizita e shefit të diplomacisë britanike është që “ta inkurajojë kreun politik të Serbisë që të përqendrohet në përmbushjen e kushteve për marrjen e datës së fillimit të negociatave për anëtarësim në BE, të cilat i ka definuar Këshilli i Evropës në mars të këtij viti ”. Duke i’u referuar burimeve të afërta me ‘Foreign Office’ britanik, gazeta përmend vlerësimin e bashkëbiseduesit se është “reale” që Serbia gjatë pranverës së vitit 2013 ta fitojë atë datë, në qoftë se ”fokusohet në kriteret tejet të saktë ” që i kanë shtruar udhëheqësit e anëtarëve të BE. Gazeta thotë se Hag do ta vizitojë edhe Prishtinën ku gjithashtu me zyrtarë të lartë të Kosovës do të bisedojë mbi vazhdimin e dialogut me Beogradin. Në përfundimet e Këshillit të Ministrave, në Samitin marsit të këtij viti, bashkë me vendimin mbi dhënien e statusit të kandidatit Serbisë, Beogradi duhet t’i zbatojë të gjitha marrëveshjet e arritura në dialog me Prishtinën, ta iniciojë dialogun mbi temat tjera të parashikuara (elektro-energjetika, telekomunikacionet) dhe të bëjë përparim të prekshëm, si dhe të mundësohet puna pa pengesa e EULEX-it në mbarë territorin e Kosovës.