Task Force sekuestron dhjetera kg mish dhe nenprodukte te tij

Gjate inspektimeve për thertoret e paligjshme grupet e task-forces në Durrës kanë bllokuar dhjetëra kilogramë mish e njëkohësisht pajisjet e punës përgjatë segmentit rrugor Fushë-Krujë- Thumanë. Sipas drejtorit të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Gëzim Ylli që nga fillimi i shtatorit ka një përmirësim të dukshëm, por sipas tij ka ende subjekte, të cilat mendojnë se mund të sfidojnë ligjin
“Ka një përmirësim të dukshëm, por disa subjekte mendojnë se mund t`i bëjnë sfidë ligjit, por ashtu si dhe sot në do vazhdojmë pa ndërprerje për të treguar se toleranca në zbatimin e Aktit normativ do të jetë zero. Ne sot ri kontrolluam fillimisht dy pika të tregtimit të mishit që ishin pa licencë dhe duhej të ishin pajisur me licencë të QKR, por ato rezultuan pa licencë dhe sipas përcaktimeve të Aktit Normativ ne bëmë sekuestrimin e mishit, e nënprodukte të mishit dhe të pajisjeve. Temperamenti i punës nuk do të ulet dhe në asnjë moment nuk do të ketë rënie të ritmit të kontrolleve”- shpreh ai.
Aktualisht sipas drejtuesit e task-forcës Gëzim Ylli në këtë qark janë inspektuar 110 subjekte dhe për 70 prej tyre janë lëshuar akte bllokimi.
“Deri tani në Qarkun e Durrësit janë inspektuar rreth 110 subjekte, nga këto 110 subjekte në rreth 70 prej tyre është lëshuar akt bllokimi, për pjesën tjetër janë vendosur detyrat për përmirësimin e kushteve dhe në pak javë shihet një përmirësim i dukshëm. Ka shumë subjekte të interesuara që kanë nisur dhe finalizuar procedurat për licencim në QKR”-tha Ylli.
Në të gjithë vendin janë ngritur rreth 40 grupe inspektimi të cilat deri tani kanë kontrolluar rreth 1 mijë e 400 subjekte. Zonat me problematike paraqiteshin ato përgjatë rrugës Fushë Krujë – Thumanë, Rrogozhinë - Fier, Paskuqan – Kamëz.