Clinton i ofron mbështetje Jahjagës dhe Kosovës
Roli i SHBA për Kosovën dhe rajonin e Ballkanit është i pazëvendësueshëm dhe i domosdoshëm në proceset e integrimeve evropiane.
Kështu ka deklaruar Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, gjatë një takimi të mbajtur me sekretaren amerikane të Shtetit, Hillary Clinton.
Jahjaga dhe Clinton u takuan në Vilnius të Lituanisë, ku po marrin pjesë në punimet e konferencës “Gratë përforcojnë demokracinë: praktikat më të mira”, e organizuar nga presidentja e Lituanisë, Dalia Grybauskaite dhe presidentja e Finlandës, Tarja Halonen.