Jaupllari: Shqetësim farmacitë e paliçensuara

Përveç profesionistëve, në farmaci shërbejnë edhe të paliçensuarit. Ky është shqetësimi i Urdhërit të Farmacistëve. Kreu i kësaj strukture, Arjan Jaupllari thotë se ky është një ndër problemet më madhore në vend.
Nëpërmjet një deklarate, ai i bënë thirrje autoriteteve të shtojnë kontrollet ndaj farmacistëve, në mënyrë të tillë që cilësia e shërbimeve tek qytetarët të jetë maksimale.
Sipas tij, më parë se të hapin aktivitetin, çdo person duhet të regjistrohet te Urdhëri i Farmacistëve, për tu pajisur me liçensë dhe per te pasur kartën e farmacistit. Aktulisht ne vend janë rreth 1200 farmaci dhe 320 agjensi farmaceutike.