Clinton ne Gracanice takon edhe serbet

Ndalesa tek shtatorja e bashkeshortit te saj ne sheshin Bill Clinton ishte e pashmangshme. Ketu ajo u perball me mikpritjen e shqiptareve te Kosoves.
Po ashtu nje ndalese tjeter e zonjes Clinton ishte ne nje dyqan i cili dhe mban emrin e saj nga ku doli pasi bleu disa veshje.
E me tej pas perfundimit te takimeve me kreret e shtetit te Kosoves ishte radha e serbeve te Kosoves ti uronin mireseardhjen sekretares Clinton.
Edhe pse me te pakte ne numer edhe ne enklaven serbe te Gracanices kishte perkrahes te saj. Nje grup grash serbe kishin dale ta shihnin ate se paku nga largesia.
Ato shprehen te lumtura qe Clinton nuk i ka anashkaluar ne viziten e saj ne Kosove. Eumlshte mike e jona. Kemi dale ta takojme zonjen Hillary. Eumlshte nje grua e madhe. Shpresojme qe ne te ardhmen do te rregullohen raportet mes nesh tha njera prej tyre.
Eumlshte zonje e vertete. Me vjen mire qe ka ardhur te na takoje edhe neve. Ne e duam nje jete te perbashket dhe te qete me te gjithe shtoi nje tjeter.
Pritja pozitive shfaqet edhe kur pa u pyetur njera prej qytetareve serbe nuk ngurron te denoje incidentin me flamurin shqiptar ne Itali.
Eumlshte i turpshem incidenti i djegies se flamurit shqiptar ne Itali. Keto sjellje na bejne per tu ndjere keq te gjithe ne serbeve edhe ne Kosove theksoi ajo.
Vizita e sekretares amerikane kishte entuziazmuar edhe nje grup femijesh rome te cilet priten disa ore per ta pare ate. Takimet politike te zonjes Clinton perfunduan ne komunen e Gracanices.
Me pas eskorta e saj u nis drejt bibliotekes se Kosoves ku u takua me perfaqesues te OJQ-ve. Me kete takim Nje debat me studente dhe gra politikane sekretarja amerikane e Shtetit i dha fund vizites se saj disa oreshe ne Kosove.