E Shtunë, 31 Tetor 2026

Clinton ne Prishtine Nisni dialogun

Dialogu per ceshtje praktike mes Prishtines dhe Beogradit duhet te nise para zgjedhjeve te parakohshme ne Kosove. UPDATE

Kjo eshte porosia qe solli ne kryeqytetin kosovar sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton.

Pas nje takimi me presidentin ne detyre Jakup Krasniqi dhe kryeministrin Hashim Thaci zonja Clinton tha se Shtetet e Bashkuara te Amerikes do te jene te perfshira ne dialog sepse jane te interesuara per nje rajon te qete e te qendrueshem.

Pjese e ketij takimi ishin edhe ministri i Jashtem Skender Hyseni dhe ambasadori amerikan ne Prishtine Christopher Dell.

Duke filluar qe sot per te vazhduar neser dhe ne fundjave une dhe koleget e mi ne Bruksel do te punojme me zyrtaret e Bashkimit Europian per te hartuar strukturen e dialogut. Ne mendojme se dialogu duhet te filloje sa me shpejt qe te jete e mundur. Sepse pavaresisht se do te kete zgjedhje ketu dhe ne vitin tjeter ne Serbi ne besojme se eshte ne interesin e Kosoves qe ky dialog te filloje dhe kjo ceshtje te zgjidhet sa me pare ka deklaruar Clinton.

Zonja Clinton tha se ia kishte rikujtuar presidentit Tadic ne Beograd se nuk do te flitet as per status e as per integritetin territorial te Kosoves eshte shprehur pas saj kryeministri Hashim Thaci.

E pyetur per njohjet sekretarja Clinton tha se ekziston nje liste e vendeve shtese me te cilat Shtetet e Bashkuara do te kontaktojne.

Pas takimit me ministrin e Jashtem une kam nje liste te vendeve shtese me te cilat Shtetet e Bashkuara do te kontaktojne. Une mendoj se eshte e rendesishme te vazhdojme te punojme ne shtimin e numrit te njohjeve vecanerisht pas mendimit te GJND-se qe une mendoj se e zgjidhi ceshtjen e pavaresise njehere e pergjithmone ka nenvizuar Clinton.

Shefja e diplomacise amerikane la edhe porosi te tilla si per shembull qe Kosova te vazhdoje me nje plan transparent per privatizimin e PTK-se dhe KEK-ut apo dhe me organizimin e zgjedhjeve te drejta te lira dhe transparente gje per te cilen premtoi dhe ndihme amerikane.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›