Clinton, në Kabul për pajtimin me talebanët

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton ndodhet në Afganistan për të inkurajuar presidentin Karzai që të vazhdojë përpjekjet për pajtimin me talebanët.
Zoti Karzai ka shprehur irritimin e tij ndaj procesit, pas vrasjes së disa figurave kyce të qeverisë afgane.
Autoritetet amerikane deklarojnë se zonja Clinton dëshiron gjithashtu të bindë afganët se Uashingtoni është i angazhuar për një marrëdhënie afatgjatë me vendin e tyre.
SHBA po planifikojnë të tërheqin trupat dhe t’ia dorëzojnë përgjegjësinë për sigurinë trupave vendase.
“Zonja Clinton dëshiron të sinjalizojë mbështetjen amerikane për një Afganistan të sigurtë dhe të qëndrueshëm”, ka deklaruar një zyrtar amerikan, pjesë e stafit që po viziton Kabulin.
Vizita e shefes së diplomacisë amerikane ishte mbajtur e fshehtë derisa ajo mbërriti mëngjesin e së entjes në kryeqytetin afgan.