Deputetë serbë pengojnë ambasadoren amerikane

Rreth 20 deputetë serb të Partisë Radikale Serbe kanë sulmuar dhe penguar të mërkurën ambasadoren amerikane në Beograd, Meri Vorlik. Ajo u pengua ne hyrjen e Parlamentit pasi ishte ftuar për të marrë pjesë në takimin e grupit parlamentar për miqësi me SHBA. Para fillimit të mbledhjes, radikalët kanë mbërritur në numër të madh dhe filluan të këndonin himnin serb "Vidovdan", si dhe këngë për liderin e tyre Sheshel, ndërsa nga celularët e tyre lëshonin edhe këngë ruse. Gjithashtu, deputetët serbë të tmerruar dhe duke ofenduar ambasadoren dhe SHBA-të, kanë mbajtur pankarta ku shkruhej "Bloody Mery", "NATO kriminelë", etj. Me ndërhyrjen e forcave të sigurisë së Parlamentit, është bllokuar një incident midis stafit të ambasadores dhe deputetëve serbë.