E Shtunë, 31 Tetor 2026

Clinton shkon ne Gjirin Persik per programin berthamor te Iranit

E shtune 8 janar 2011 NOA- Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton viziton sot Gjirin Persik per te biseduar mbi programin berthamor te Iranit.

Zyrtaret e Departamentit te Shtetit deklaruan se Sekretarja Clinton do ti njoftoje udheheqesit e Gjirit Persik mbi raundin tjeter te bisedimeve per ceshtjen e programit berthamor me Iranin qe priten te zhvillohen me 20 janar ne Stamboll.

Sekretarja Clinton do te diskutoje mbi menyrat per te ndihmuar vendet e Gjirit Persik ne respektimin me te mire te sanksioneve te Kombeve te Bashkuara kunder Iranit.

Me tej ajo do te vizitoje Emiratet e Bashkuara Arabe Omanin dhe Katarin.

a.y/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›