E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masakra ne SHBA Kush eshte Gabrielle Giffords

Arizona 8 Janar NOA- Gabriele Gifford deputetja e qelluar sot me arme zjarri gjate nje tubimi para nje supermarketi ne Tucson Arizona ku mbeten te vrare 6 vete dhe rreth 12 te plagosur ka lindur ne Tucson ne vitin 1970.

Ajo i perket krahut te moderuar te Partise Demokratike ne SHBA. Nga njera ane ajo eshte pro-zgjedhjes se lire mbi abortin dhe nga ana tjeter mjaft shtrenguese lidhur me qendrimet per emigracionin. Ne fjalimin e saj pak me shume se dy vjet me pare ajo paraqiti nje pakete reformash qe perfshijne represion te rende te emigracionit te paligjshem dhe denime te renda per ata qe pranojne emigrante te parregullt.

Gabrielle Giffords megjithate ka votuar per rritjen e fondeve federale lidhur me kerkimet mbi qelizat burimore embrionale dhe eshte ne favor te rritjes se pages minimale. Ne zgjedhjet e fundit afatmesme nentorin e kaluar Giffords fitoi kundra ultra-konservatorit republikan Xhesi Kelly kandidat i mbeshtetur nga Parety Tea. Giffords u betua si deputete e re tre dite me pare. Ajo eshte perfaqesuesja e pare me prejardhje hebreje e Arizones. shte e martuar me astronautin Mark Kelly komandant i misionit STS 134 qe eshte planifikuar te nise ne prill.

Presidenti Obama e ka quajtur sulmin nje akt te tmerrshem dhe te pakuptimte dhe se keto akte dhune nuk kane vend ne nje shoqeri te lire.

a.e/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›