Cmenduria Shaqiri

Eshte thuajse e pamundur qe ndonje dite gazetat faqe te ndryshme te internetit ose forumet mos te permendin emrin e talentit shqiptar Xherdan Shaiqri.
E perditshmja zvicerane Blick te premten shkruante se me paraqitjet e shkelqyeshme ne fanellen e klubit zviceran Basel mesfushori kosovar eshte njeri prej lojtareve me te kerkuar ne Evrope.
Se fundi interesim per reprezentuesin e Zvicres ka shprehur kampioni aktual i Evropes Inter dhe gjigant tjeter italian Juventus. Ndersa te interesuar per kosovarin jane edhe Bayern Munich Dortmund Tottenham Manchester United Liverpool Arsenal etj.
Mirepo Blick shkruan se skuadra e Baselit me gjithe kete interesim ende nuk ka marre ndonje oferte zyrtare per talentin shqiptar. Me heret gjate veres eshte thene se skuadra e Hamburgut kishte paraqitur nje oferte por qe nuk kishte arritur marreveshje.
Blick shkruan se ne futbollin zviceran pyetja me e madhe qe behet eshte se kur dhe ku do te transferohet Shaqiri i cili me Baselin ka kontrate deri ne vitin 2014.
Sipas Blickut transferimi i Shaqirit gjate afatit kalimtar te dimrit thuajse eshte i pamundur. Por nje gje e tille pritet te ndodhe ne veren e vitit 2011.
Menyren se si ai luan tani mund te harrojme planet e tij per t146u transferuar jashte shtetit. Cdo dite atij ia rrahin krahet X njerez dhe i tregojne se sa i mire eshte. Por ne kete moment ai nuk eshte aq i mire148 ka thene trajneri i Baselit Thorsten Fink.
Megjithate super goli i shenuar kunder Anglise ne kuader te kualifikimeve per Euro 2012 dhe paraqitja e shkelqyeshme kunder Bayern Munichut ia kane rritur vleren mesfushorit shtatshkurter e cila tash sillet nga 8 deri ne 11 milione euro.
Vellai i madh i Xherdanit Erdini po merret me klubet e interesuara derisa ai po ndihmohet edhe nga Wolfgang Vogele ish-lojtar i Bundesliges i cili per nje kohe te gjate merret me transferimin e lojtareve.
Paraqitjet e fundit te Shaqirit nuk ishin edhe aq te sigurta. Trajneri i Baselit thote se kosovari ka nje potencial te madh mirepo duhet te kete paraqitje te mira ne vazhdimesi.
Thorsten Fink shpreson qe interesimi i klubeve te medha mos t146ia ndryshoje mendjen Shaqirit. Nese kjo nuk do te ndikoje te Shaqiri Fink eshte bindur se karrieren e madhe te mesfushorit me prejardhje nga Gjilani nuk ka kush ta ndale.