Ne Zvicer serish referendum per te huajt

Zviceranet do te vendosin neser per ashpersimin e ligjeve per te huajt qe jetojne ne kete vend. Referendumi kerkon miratimin e ligjit i cili do te mundesonte debimin e menjehershem te te huajve qe jane fajtore per dhune krime serioze seksuale akte dhune grabitje trafik droge apo keqperdorim te ndihmes sociale.
Nisma e debimit eshte paraqitur nga partia e djathte dhe ka fituar tashme mbeshtetje per shkak te frikes qe ekziston lidhur me integrimin e te huajve qe tashme perbejne nje te pesten e popullsise prej 7.7 milione banoresh te Zvicres. Sondazhet e fundit kane treguar se 54 per qind e zviceraneve do te votojne ne favor te kesaj mase te re ndersa vetem 43 per qind jane kunder saj.
Ministria federale e Drejtesise ka paralajmeruar se vota pro kesaj mase do ta vendoste Zvicren ne konflikt me detyrimet nderkombetare si Konventa Evropiane e te Drejtave te Njeriut qe ndalon diskriminimin mbi bazen e races ngjyres fese apo kombesise.
Nderkohe ende pa u jetesuar liberalizimi i vizave per Shqiperine dhe Bosnjen ekstremistet e djathte ne Evrope kane reaguar ne menyre provokuese ndaj levizjes se lire te shtetasve te dy vendeve.
Nje parti e ekstremit te djathte ne Zvicer ka publikuar nje poster kunder emigracionit qe shfaq nje fotografi te modeleve te reja te zhveshura ne buze te liqenit te Cyrihut qe dallon me imazhin e grave myslimane qe bejne banje me veshjet e tyre tipike ne trup.
Fushata ka per qellim te paralajmeroje zviceranet se cfare mund te ndodhe ne vend nese do te lejohen me shume emigrante njofton gazeta britanike Daily Telegraph.
Ajo zhvillohet ne nje kohe kur vendi alpin po pergatitet te votoje nese emigrantet qe kryejne krime te renda duhen debuar urgjentisht nga vendi ose jo. Fushata qe po zhvillohet ne faqet e internetit eshte nisme e deges rajonale te Partise Popullore Zvicerane me e madhja ne Parlament si dhe forca politike me e fuqishme ne vend.
Imazhi i pare shfaq nje pamje te rralle te kater vajzave modele evropiane qe bejne banje te zhveshura ne liqenin e Cyrihut. Imazhi i dyte tregon nje grup grash te moshuara qe mund te jene shqiptare apo boshnjake sipas gazetes Daily Telegraph dhe qe lahen te veshura me shami islamike ne ujera te turbullt. Supozohet se ajo paraqet nje imazh te Zvicres pas 20 vitesh.
Nje zedhenese e partise i tha gazetes The Daily Telegraph se imazhi i shume-diskutueshem ishte krijuar nga aktivistet e partise ne Wohlen ne perendim te Cyrihut dhe nuk do te miratohet ne plan kombetar.
Edhe perkunder kritikave nderkombetare pasi qe zviceranet ne referendumin e kaluar votuan ne favor te ligjit per ndertimin e minareve ne vendin e tyre Partia Popullore e Zvicres qendron prapa planit te vet per 147debimin e krimineleve nga Zvicra148.
147Te gjithe kane terhequr verejtjen per tendosje te marredhenieve nderkombetare ne lidhje me ndalimin e ndertimit te minareve ne Zvicer. Por cfare ndodhi Asgje148 deklaroi ne nje interviste Sekretarja e Pergjithshme e Partise Popullore te Zvicres Silvia Bar.
Referendumi do te zhvillohet gati saktesisht nje vit pas referendumit per ndalimin e ndertimit te minareve.
Propozimi per kete referendum filloi te tuboje mbeshtetje para dy viteve pasi qe tre te rinj nga Ballkani rrahen per vdekje nje person ne qytetin Lokarno.
147Zvicra nuk mund te shnderrohet ne vend te qumeshtit dhe mjaltit per kriminelet e huaj148 u shpreh deputeti i Partise Popullore ne parlamentin e Zvicres Valter Vobman.