Çmenduria e Keidi Bare në festën e Espanyol: frikë për jetën

Futbollisti i Espanyol, Keidi Bare u ngjit në një parvaz të vendosur rreth 20 metra të lartë për të përshëndetur tifozët dhe disa anëtarëve të ekipit iu desh të ndërhynin për ta ulur atë gjatë festimeve të zhvilluara për ngjitjen e skuadrës në La Liga.
‘Esport3’ kapi një nga imazhet më të lumtura të kremtimit të promovimit të Espanyol, i cili u kthye në elitë një vit pas rënies. Protagonisti i saj, Keidi Bare, i cili është bërë një futbollist shumë i rëndësishëm për Vicente Moreno që kur mbërriti nga Malaga.
Lojtari në fjalë, i njohur ekspresivitetin e tij, u ngjit në një bordurë për të ndarë festën me tifozët. Ai ngriti krahët, këndoi, kërceu, bërtiti … pak nga të gjitha.
Një anëtar i klubit nuk vonoi të zgjaste dorën për ta kapur nga këmbët. Futbollisti kuqezi, u përkul pak për t’u stabilizuar dhe u mbështet te personi që kishte afër. Më pas ai zbriti për t’u bashkuar me shokët e tij përsëri, të cilët ishin pak më larg, në një zonë pak më të sigurt.
Imazhi do të mbetet si dëshmi se sa i rëndësishëm ishte promovimi si për Espanyol ashtu edhe për Keidi Bare. Shifrat tregojnë se e gjithë rruga përshkuar nuk korrespondon me kategorinë e dytë, por me elitën, dhe shqiptari kaloi shumë vështirësi përpara se të arrinte situatën në të cilën ndodhet tani.