Cmendurite e Edvinit ngre ne proteste edhe tregtaret. Bode Te nxitur politikisht per te krijuar kaos ne vend

Opozita tendence per te mbeshtetur evazionin fiskal dhe informalitetin. Edi Rama merr perfundimisht atributet e kryestrumbullarit te korrupsionit dhe shkelesit me te madh te ligjeve te shtetit. Policia padit 4 tregtare per mosbindje
Pasi deshtoi me ngritjen ne protesta te medha te elektoratit te tij Edvin Rama po kurdis nje tjeter plan ogurzi duke motivuar tregtaret ne vend qe te protestojne kunder instalimit te kasave fiskale ne bizneset e tyre. Me indicien e tij per te legjitimuar evazionin fiskal vjedhjen dhe korrupsionin Edi Rama spo ben gje tjeter vecse po faktohet si strumbullar i aferave korruptive ne vend dhe si shkelesi me i madh i ligjeve te shtetit. Ne kete kuader protesta e frustuar ditet e fundit e te quajturve tregtare apo biznesmene te bizneseve te vogla qe kundershtojne instalimin e kasave fiskale e cila seshte gje tjeter vecse nje projekt prioritar ne zbatim e siper per te hequr perfundimisht fshehjen e xhirove te bizneseve tregtare tregon edhe mirefillti provokimin qe Partia Socialiste po ben ndaj tendences per te aprovuar aferat evazive duke i shkaktuar buxhetit te shtetit nje dem te rende. Nga ana e tij ministri i Financave Ridvan Bode reagoi sot ne Kuvend duke deklaruar se procesi per instalimin e kasave eshte ne perfundim e siper dhe eshte teresisht ligjor dhe detyrim per te menjanuar evazionin fiskal. Nga foltorja e Kuvendit kreu i Financave Bode e cilesoi protesten e tregtareve si te nxitur politikisht nga opozita per te krijuar kaos ne vend. Ministri solli ne vemendje se nuk ka licenca te dhena nga ministria e Financave per kompanite ku tregtaret mund te blejne kasen fiskale te certifikuar. Kompanite jane te liberalizuara. Nuk ka monopol nuk ka licenca te dhena nga ministria e Financave. Ata jane hequr. Ftohen te gjithe ata qe mendohen se mund te implemtojne kasa me cmim me te ulet dhe te transferojne ne kohe reale te gjitha te dhenat ne sistemin fiskal- sqaroi Bode. Me 21 qershor te ketij viti nisi instalimi i kasave fiskale per bizneset e vogla. Procesi i instalimit te kasave fiskale u ndal per me teper se nje muaj pasi u konstatuan se mund te kishte nderhyrje ne sistem permes kasave te vendosura me pare dhe Ministria e Financave urdheroi hedhjen ne treg te makinerive me standarde me te larta sigurie. Ne baze te udhezimit te Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve brenda qershorit 2010 personat e regjistruar ne biznesin e vogel te cilet ushtrojne veprimtari ne bashkite e Tiranes Durresit Gjirokastres Fierit Lushjes Beratit Sarandes Korces Pogradecit Elbasanit Shkodres e Lezhes duhet te pajisen me kasat e reja. Po brenda ketij afati jane te detyruar te mbajne regjistrime nepermjet regjistruesve elektronike fiskale edhe tatimpaguesit e biznesit te vogel ne komunat Shengjin Golem Rashbull Orikum Himare dhe Ksamil. DPT njoftoi se muaji dhjetor 2010 do te jete afati i fundit per pajisjen me kasa fiskale per te gjithe tatimpaguesit e tjere te biznesit te vogel. Tatimpaguesit qe shesin mallra prodhime apo kryejne furnizime te sherbimeve ne lokale dhe njesi te hapura per publikun per te cilat pagesat nuk kryhen nepermjet bankes detyrohen te perdorin pajisje fiskale per regjistrimin e pagesave me para ne dore dhe te leshojne ne menyre te detyrueshme kuponin tatimor. Ligji per vendosjen e pajisjeve fiskale eshte cilesuar nga qeveria si hap i suksesshem ne drejtim te uljes se informalitetit dhe evazionit fiskal. Pajisja e biznesit me kasa fiskale eshte nje proces qe realizohet per here te pare ne Shqiperi. Gjate 20 viteve te fundit eshte tentuar vazhdimisht instalimi i pajisjeve fiskale te subjektet private por ky proces ka deshtuar.
Policia padit 4 tregtare Policia e Tiranes ka nisur procedimin penal ne gjendje te lire ndaj 4 tregtareve te cilet protestuan dje paradite duke bllokuar levizjen e automjeteve ne kryqezimet e rruges 5 Maji me rrugen Ferit Xhajko ne Tirane. Ne procedim penal jane Kadri Nela Iliaz Cara Petrit Karaj Enxhi Planka te katert tregtare prane tregut industrial ne rrugen 5 Maj Tirane. Policia thote se tregtaret kane shprehur kundershtim duke protestuar dhe njeherazi duke bllokuar qarkullimin e levizjes se automjeteve ndaj sanksioneve te vendosura nga Njesia Taks Force e Policise Tatimore Tirane. Ndaj tyre rendon akuza e Mosbindjes ndaj urdherit te punonjesit te policise se rendit publik Organizimi dhe pjesemarrja ne grumbullime e manifestime te paligjshme dhe Pengimi i qarkullimit te mjeteve te transportit vepra penale te parashikuara nga nenet 242 293 262 te Kodit Penal.
...