E Diel, 1 Nëntor 2026

PS politike kunder emigranteve shqiptare. Bashkim Dedja emerohet ne krye te Kushtetueses- opozita braktis sallen

23-09-2010 / Gazeta 55

UPDATE- Partia Socialiste demostroi sot ne Kuvend nje qendrim refrektar dhe diskriminues ndaj emigranteve shqiptare duke bojkotuar seancen ne nje kohe kur do miratohej ligji per hapjen e zyrave te reja te aplikimit per dokumentet e reja te identitetit ne Itali dhe Greqi


Dekreti per kreun e Kushtetueses


Parlamenti miratoi pak minuta me pare dekretin e Presidentit te Republikes per kreun e ri te Gjykates Kushtetuese. Me votat e mazhorances merr fund edhe nje ecejakje e gjate e kreut te shtetit me mbajtjen pezull te institucionit te Kushtetueses. Shumica miratoi me 74 vota lsquopro kandidaturen e Bashkim Dedes nderkohe qe ne votim nuk mori pjese opozita te cilet braktisen sallen e Kuvendit ne shenje pakenaqesie per rrezimin nje jave me pare te dekretit te Presidentit per Ligjin e Pronave. Nderkohe dy dite me pare presidenti i republikes Bamir Topi ka emeroi Bashkim Deden ne krye te Gjykates Kushtetuese dhe komisioni i ligjeve e miratoi me konsensusin e opozites nje dite me pas kete kandidature. Bashkim Dedja nisi punen si anetar i Gjykates Kushtetuese ne fund te majit 2010. Ai eshte nje prej tre emrave te dekretuar nga presidenti Topi se bashku me Altina Xhoxhaj dhe Vangjel Kosten me 13 maj 2010. Me 20 maj 2010 Kuvendi miratoi dekretet e Presidentit te Republikes per emerimin e Altina Xhoxhaj dhe Bashkim Dedes ne detyren e anetarit te Gjykates Kushtetuese ndersa rrezoi dekretin e emerimit te Vangjel Kostes.


Opozita sjep votat as per ligjin e pasaportave biometrike qe i hap rruge aplikimit per emigrantet ne Itali dhe Greqi


Partia Socialiste ska pranuar te marre pjese as ne votimin e ligjit per hapjen e zyrave te aplikimit per dokumentet e reja te identitetit ne ndihme te emigranteve ne dy vendet fqinje Greqi dhe Itali. Kuvendi i Shqiperise ka miratuar vetem me votat e mazhorances projektligjin Per disa shtesa ne kontraten koncesionare Per prodhimin dhe shperndarjen e kartave te identitetit dhe te pasaportave biometrike mes ministrise se Brendshme Grupit Sagem Securite dhe Fondit Shqiptaro-Amerikan te Ndermarrjeve qe parashikon hapjen e zyrave te aplikimit per dokumentat e reja te identitetit dhe pasaportat biometrike prane zyrave konsullore ne Athine Selanik Rome e Milano. Me 74 vota lsquopro Kuvendi i ka dhene fuqi ligjit per te ardhur ne ndihme te emigranteve ne vendet ku ata jetojne dhe punojne. Emigrantet shqiptare ne Greqi dhe Itali do kene tashme nje te drejte legjitime per te aplikuar ne vendet respektive per pajisje me dokumentet e reja te identitetit. Ky projekt parashikon nje investim shtese prej 3.5 milion euro. Sistemi i aplikimit dhe prodhimit per dokumentat e reja ka te instaluar brenda tij te gjitha standardet e sigurise dhe mbrojtjes te te dhenave te shtetasve qe aplikojne per to. Sipas ketij p/ligji cmimi qe emigrantet shqiptare do te duhet te paguajne per pajisjen me dokumentat e reja eshte 10 euro per leternjoftimin elektronik dhe 85 euro per pasaportat biometrike. Projekti i shtrirjes se sherbimit per ti pajisur te gjithe emigrantet qe jetojne ne Athine Selanik Rome e Milano me dokumentat e reja te identitetit do ti ofrohet dhe emigranteve te tjere pavaresisht vendit ku punojne e jetojne. Projekti i pergjigjet rritjes se interesit te qytetareve per pasaportat biometrike ne kuader te liberalizimit te vizave etj. Ai fillimisht parashikon hapjen e zyrave te aplikimit ne Itali dhe Greqi duke lene te hapur mundesine e hapjes se zyrave te aplikimit edhe ne vend te tjera te botes pa perjashtuar edhe SHBA. Ne kater zyrat e mesiperme mund te aplikojne te gjithe shtetasit shqiptare pavaresisht vendeve ku punojne e jetojne mjaft te figurojne ne Regjistrin Kombetar te Gjendjes Civile.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›