E Martë, 3 Nëntor 2026

Çmim për iranianen e vrarë, Parlamenti Europian nderon Mahsa Aminin, vajzën që kundërshtoi regjimin

Çmimi Saharov për lirinë e mendimit këtë vit i është dhënë Jina Mahsa Aminit dhe lëvizjes iraniane për gruan, jetën dhe lirinë. 
Kjo u bë e ditur nga kryeparlamentarja europiane Roberta Metsola ( Roberta Metsola ) gjatë senacës së plenare në Strasburg të enjten.

 

“Më 16 shtator u bë një vit që nga vrasja e Jina Mahsa Aminit në Iran. Parlamenti Europian mbështet me krenari të guximshmit që vijojnë të luftojë për barazi, dinjitet dhe liri në atë vend. Mbështesim ata, që dhe nga burgu, vijojnë ta mbajnë të gjallë lëvizjen për gruan, jetën dhe lirinë. Duke i zgjedhur si laureatë të cmimit saharov për lirinë e mendimit, ky parlament kujton përpjekjet e tyre dhe vijon të nderojë të gjithë ata që kanë paguar cmimin më të madh për liri” tha zonja Metsola

Jihna Mahasa Amini, ishte kurdja 22 vjeçare nga Irani e cila në 13 shtator të 2022-it u arrestua për injorim të ligjeve të rrepta për mbajtjen e shamisë dhe tre ditë më pas ndërroi jetë në spital pasi u bë subjekt i dhunës fizike në paraburgim.  

Vdekja e saj çoi në protesta masive në Iran dhe  dha shtysë lëvizjes për gruan, jetën dhe lirinë.  Qindra protestues u vranë gjatë masave për shtypjen e protestave. Çmimi Saharov për lirinë e mendimit jepet nga Parlamenti Europian për personat dhe grupet që mbrojnë lirinë e mendimit dhe të drejat e njeriut.

Gazetare Elda Pepa

/ rtsh /

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›