E Martë, 3 Nëntor 2026

SHBA zbut sanksionet ndaj Venezuelës

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur të zbusin sanksionet ndaj Venezuelës pasi qeveria e vendit amerikano jugor dhe opozita ranë dakord që zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm të monitorohen nga vëzhgues ndërkombëtarë.  

Lehtësim të sanksioneve do të ketë për sektorët venezuelianë të naftës, gazit dhe arit.  

Por sanksione të tjera të cilat janë vendosur në lidhje me shtypjen e protestave dhe cënimin e dëmokracisë do të vijojnë të jenë në fuqi. 
Uashingtoi ndërkohë ka paralajmëruar se lehtësimi i sanksioneve mund të shfuqizohet nëse marrëveshja zgjedhore dështon.  “Të githë ata që duan të 
kandidojnë për president duhet t’u jepet kjo mundësi, u shpreh sekretari i shtetit Entony Blinken ( Antony Blinken ) i cili gjithashtu bëri thirrje për lirimin e të gjithë shtetasve amerikanë dhe të burgosurve politikë venezuelianë që janë ndaluar në mënyrë të padrejtë.  

Dy ditë më parë, qeveria e presidentit Nikolas Maduro ( Nicolás Maduro ) dhe përfaqësues të opozitës venezueliane nënshkruan në marrëveshje me 12 pika ku premtohet se të gjithë pretendentëve për president do t’u jepet akses në mediat publike dhe private, si dhe garantohet se ata do të lëvizin të lirë dhe të sigurtë në të gjithë territorin e vendit.  

Dy palët gjithashtu ranë dakord për të përditësuar listat e votuesve, si atyre që ndodhen brenda vendit ashtu dhe atyre jashtë tij, për t’u dhënë mundësi miliona venezuelianëve që ndodhen në emigracion që të ushtrojnë të drejtën për të votuar. 

Gazetare Elda Pepa

/ rtsh /

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›