Cmimet Oscar, triumfon “The Artist”
LOS ANGELOS- “The Artist”, dominon ceremoninë e 84-të e ndarjes së çmimeve, duke fituar në pesë kategori: ‘Filmi bardh e zi’ i regjisorit Mishel Azanvisijus ka mundur të marrë cmimin si filmi më i mirë, po ashtu për regjinë, aktorin, kostumografinë dhe muzikën më të mirë. Merill Strip fitoi çmin e tretë Oscar në karierën e saj si aktorja më e mirë në rolin e ish kryeministres britanike Margaret Thatçer në filmin ‘The Iron Lady’.
Francezi Zhan Duzhardin fitoi çmimin Oscar si aktori më i mirë për rolin e një aktori të filmave pa zë, ndërsa Majkëll Hazanavicius u nderua si regjizori më i mirë. Kristofër Plamer ka hyrë në historinë e çmimeve Oscar si aktori më i moshuar që nderohet ndonjëherë me këtë çmim. 82- vjeçari Plamer fitoi për rolin dytësor në filmin ‘Beginners’, si një i ve i moshuar që kthehet në homoseksual.
Oktavia Spensër u prit me ovacione si fituese e çmimit Oscar për rolin dytësor në filmin ‘The Help’. Ajo ishte një prej dy artisteve që u emëruan në këtë kategori, për një film që tregon historinë e shërbyesve afrikano-amerikane në jugun e ndarë në linja raciale të Shteteve të Bashkuara, në vitet 60-të.
(el.me/NEWS24/BalkanWeb) Lidhje te tjera FOTO: Pamje nga ndarja e cmimeve