Dërgimi në burg i Ndrea Prendit, prokuroria dështon për herë të 4
TIRANE- Prokuroria ka dështuar për herë të katërt në përpjekjet e saj për dërgimin në burg të ish-shefit të Gardës së Republikës, Ndrea Prendin. Gjykata e Apelit vendosi pak ditë më parë të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest shtëpiak” për të akuzuarin për vrasjen e demonstruesit Faik Myrtaj, më 21 janar 2011, në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.
Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura, prokuroria nuk ka mundur të bindë treshen gjykuese të kryesuar nga Hysni Demiraj për të bërë ndryshimin e masës së sigurisë për Prendin. Në përfundim të procesit, avokati Genci Gjokutaj tha se: “Gjykata e Apelit rrëzoi kërkesën e Prokurorisë. Është hera e katërt që Prokuroria merr përgjigje për një proces inekzistent”. Sipas avokatit, tentativa e organit të akuzës për të burgosur mbrojtësin e institucioneve dështoi përfundimisht. Në fund, avokati u shpreh se: “Këto janë lojëra të Prokurorisë për të ndërruar trupa gjykues”, - përfundoi ai.
Në fakt ishte vetë avokati Gjokutaj që kërkoi përjashtimin e gjykatëses Zegjine Sollaku nga treshja gjykuese, por më pas akuzoi prokurorinë se po bën lojëra për ndërrimin e gjykatësve. Dy nga anëtarët e trupës gjyqësore, Zegjine Sollaku dhe Dalip Bushi u zëvendësuan. Bashkëshortja e ish-kryeprokurorit Theodhori Sollaku u përjashtua me vendim gjykate, ndërsa Bushi kishte dhënë dorëheqjen për shkaqe papajtueshmërie.
(ma.ar/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)