E Diel, 1 Nëntor 2026

Çmimet e larta të bagëtive vështirësojnë tregtinë, blegtorët përballen me kosto të larta mbarështimi

Tregtia e bagëtive në tregun e gjësë së gjallë po përballet me disa problematika, ku krahas mungesës së krerëve, shqetësim për blegtorët mbeten edhe çmimet e larta dhe interesi i ulët për blerje. Sipas tyre, rritja e kostove të mbarështimit, përfshirë ushqimin dhe kujdesin për kafshët, ka ndikuar drejtpërdrejt në çmimin e shitjes.

Nga ana tjetër, blerësit shprehen se çmimet janë të larta dhe se mundësitë ekonomike nuk u lejojnë të blejnë bagëti. Kjo situatë bën që në treg të ketë pak interesim, duke vështirësuar shitjen për blegtorët dhe blerjen për qytetarët.

Blegtorët që paraqiten në treg për të shitur krerët tregojnë se mbajtja e bagëtive kërkon gjithnjë e më shumë shpenzime dhe punë, ndërsa mungesa e blerësve e vështirëson edhe më tej aktivitetin e tyre.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›